Azecalm Serum - PAD 6% & Panthenol 4%
AZECALM është serum i formuluar shkencërisht për lëkurat e yndyrshme, me tendencë akneike, skuqje dhe ndjeshmëri (përfshirë rosacea). Formula bazohet në 6% Potassium Azeloyl Diglycinate (PAD), derivat i tretshëm në ujë i acidit azelaik, i kombinuar me 4% Panthenol, për efekt të balancuar seboregulues, qetësues dhe riparues.
Si vepron:
-
Balancim i yndyrës dhe poreve: PAD redukton prodhimin e tepërt të sebumit dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së poreve.
-
Veprim anti-inflamator & anti-skuqje: I përshtatshëm për lëkurë me skuqje kronike dhe rosacea.
-
Ndihmë kundër akneve dhe shenjave pas akneve: Ndihmon në uniformizimin e tonit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
-
Qetësim & riparim i barrierës: 4% Panthenol hidraton thellë, redukton irritimin dhe mbështet rigjenerimin e barrierës kutane.
Pyetje të shpeshta rreth produktit
-
-
Vetëm për përdorim të jashtëm; shmangni kontaktin me sytë dhe lëkurën e dëmtuar, bëni patch test para përdorimit, ndërpriteni në rast irritimi, përdorni SPF gjatë ditës dhe mbajeni larg fëmijëve.